Kjo asht marrëveshja në 5 pika mes Zaev dhe Vucic

Presidenti serb, Aleksandar Vucic, dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, përmes nji bisede telefonike kanë diskutue të gjitha rrethanat për marrëdhaniet në mes dy vendeve dhe kanë arritë marrëveshje në pesë pikë.

Këto janë pikat e miratueme nga kjo marrëveshje:

Republika e Serbisë dhe Republika e Maqedonisë mosmarrëveshjet do tëi zgjidhin vetëm përmes dialogut.
Përkundër të gjitha dallimeve në çështjet e rëndësishme politike dhe rajonale, Serbia dhe Maqedonia së bashku do të luftojnë për t’i ruajtur por edhe për t’i promovuar marrëdhëniet miqësore në mes popullit serb dhe maqedonas.
Republika e Serbisë dhe ajo e Maqedonisë do të bëjnë përpjekje edhe më të mëdha për të përmirësuar më tej marrëdhëniet ekonomike dhe për të rritur tregtinë në mes dy vendeve.
Republika e Serbisë dhe Maqedonisë, në përputhje me rregulloret publike-juridike ndërkombëtare, në mirëbesim dhe në baza miqësore do të mbrojnë të drejtat dhe interesat e misioneve diplomatike dhe konsullore në territorin e tyre.
Të dyja vendet do të intesifikojnë komunikimin e ndërsjellë në nivelin më të lartë për të mbështetur njëra-tjetrën drejt Evropës dhe për të forcuar marrëdhëniet fqinjësore në mënyrë që të kontribuojnë në stabilitetin e rajoni