Kjo asht pasunia e deklarueme e Azem Syles!

sylapasunia

Policia asht në kerkim të deputetit të PDK’s, Azem Syla.

Mediat kanë raportue se ai dyshohet si i përfshimë në krim t’organizuem – shpërlamje të pareve.

Hetimet për Sylën kanë të bajnë me dyshimet se ai asht pjesë e grupit kriminal, i cili tjetërsoi prona shoqnore në zonat kadastrale përreth Veternikut dhe Çagllavicës.

Por nëse shikoni deklarimet e tij, shihet se Syla ka nji pasuni modeste.

Në deklarimin që ka ba në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupcionit, për vitin 2015 deputeti i PDK’s, si raporton Magazina.al, ka ofrue këto të dhana:

Pasunia e deklarueme:

Shtëpi me hapësinë 140.00 m2 me vlerë 70 mijë euro

Banesë me hapësinë 110.00 metra katrorë në vlerë 50 mijë euro

Tokë 1 hektarë, vlera 50 mijë euro

Nji makinë me vlerë 30 mijë euro

Paga vjetore si deputet i Kuvendit të Kosovës, 17. 474.00 euro.