Kjo asht pasunia e Presidentit Hashim Thaçi (dokument)

Agjencia kundër Korrupcionit ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj n’Internet regjistrat e deklarimit të rregullt vjetor të pasunisë së zyrtarëve të naltë publik, në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasunisë dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave.

Simbas raportit të publikuem nga Agjencia Kundër Korrupcionit, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në regjistrin e deklarimit të pasunisë, nga data e emnimit 26.02.2016 në datën e dorëzimit, 31.03.2017 ka deklarue:

Në përshkrimin e hollësishëm të pasunisë së paluejtshme, Presidenti ka deklarue, nji tokë bujqësore (7 hektarë) si trashëgimi nga familja në vlerë 180,000.00; dhe nji shtëpi me sipërfaqe (250m2) si trashëgimi nga familja, me vlerë 80,000.00.

Ndërsa, në përshkrimin e hollësishëm të pasunisë së luejtshme, Presidenti Thaçi deklaroi, nji kerr Audi, prodhim 2016 në vlerë 15,000.00.

Në përshkrimin e hollësishëm për paratë e gatshme të mbajtuna në institucione financiare, Thaçi deklaroi se ka 306,373.39 euro, tue përfshi edhe paratë nga shitja e shtëpisë.

Të hyrat vjetore të Presidentit, figurojnë se nga paga e Presidentit dhe mëditjet arrinë në 40 mijë e 738.86, derisa të hyrat vjetore të bashkëshortes së Presidentit, arrijnë në 18,000.00.

has1has2has3has4