Kjo asht përbamja e kabinetit të Haradinajt

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, Ramush Haradinaj ka m’u përball sot me votimin në Kuvendin e Kosovës për kabinetin qeverisës, i cili simbas Kushtetutës, ka me marrë besimin për qeverisjen e vendit për katër vjetet e ardhshme.

Ndonëse ende nuk janë zyrtarizue të gjithë emnat e ministrave, Partia Demokratike e Kosovës ka propozue:

Enver Hoxhaj- Zavendërkryeministër

Rexhep Hoti – Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve

Abelard Tahiri – Ministër i Integrimeve dhe Diasporës

Dhurata Hoxha – Ministre e Drejtësisë

Uran Ismajli – Ministër i Inovacionit

Agron Mustafa – Ministër i Financave

Besim Beqaj – Ministër i Shëndetësisë

Ka qenë Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës, partia e parë në koalicion që ka zbulue zyrtarisht emnat e ministrave nga radhët e saj. Kjo parti ka me udhëheqë vetëm më dy ministri:

Rrustem Berisha – Ministër i FSK’s

Pal Lekaj- Ministër i Infrastrukturës

LEXO EDHE:

Ramush Haradinaj në hapin final

Edhe Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit ka dhanë emnat e katër ministrive me të cilat ka me udhëheqë.

Behgjet Pacolli- Zavendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme

Flamur Sefaj- Ministër i Punëve të Mbrendshme

Valdrin Lluka- Ministër i Zhvillimit Ekonomik

Albena Reshitaj- Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Në anën tjetër, Lista Serbe ka me pasë nji Zavendëskryeministër i cili ende nuk asht caktue dhe po ashtu ka me udhëheqë me tri ministri.

Nenad Rikalo- Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Ivan Teodosijevic- Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal

Dalibor Jevtic- Ministër për Kthim dhe Komunitete

Kurse ministrat e NISMA për Kosovës ende vazhdojnë të mbesin të panjohun.

Partia e Limajt ka me drejtue Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si dhe postin e nji Zavendëskryeministri.

 

Shperndaje në: