Kjo asht porosia e ambasadave të mëdha në Prishtinë për fushatën në zgjedhjet lokale

Zgjedhjet Lokale

Me fillimin e fushatës për zgjedhjet komunale ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretnisë së Bashkueme dhe Shteteve të Bashkueme ftojnë të gjitha partitë politike dhe kandidatët e tyne që të angazhohen për fushatë të lirë, me respekt, dhe të qetë.

Qytetarët meritojnë nji proces zgjedhor të hapun dhe transparent ku të gjithë kandidatët kanë të drejtën që të ndigjohen nga votuesit, ku pjesëtarët e mediumeve kanë të drejtën që – pa kërcënim ose dhunë – të shpërndajnë informata për zgjedhjet, dhe ku të gjithë votuesit kanë të drejtën që të marrin vetë vendimet e tyne pa presion.

Na ritheksojmë se liria për përkatësi politike dhe liria e fjalës janë të drejta të garantueme në nji shoqni demokratike, dhe ne fuqimisht dënojmë çdokend që tenton me ndikue procesin zgjedhor, apo që përmes frigësimit, kërcënimit dhe presionit tenton me ndikue në zgjedhjet e bame nga votuesit.

Na presim nga udhëheqësit e Kosovës dhe nga ata që kanë ambicie për udhëheqësi që të flasin fuqimisht kundër këtij lloji të sjelljes, dhe ne përkrahim përpjekjet e policisë vendore dhe prokurorëve që të hetojnë çdo raport të frigësimit, kërcënimeve, dhe detyrimit, dhe që të ndjekin penalisht këto nëse ka fakte.

Ambasadat presin nga kandidatët me ju përmbajtë këtyne standardeve gjatë gjithë fushatës, dhe i nxisin votuesit që të zgjedhin mençunisht ata kandidatë, të cilët ma së miri kanë m’i përfaqësue interesat e qytetarëve dhe të shtetit derisa shteti synon vazhdimin e udhëtimit drejtë integrimeve Euro-Atlantike.

Shperndaje në: