Kjo asht raketa qe mundet me vra Jong-un për 15 minuta (foto-video)

Avionët e Koresë së Jugut kryen testimin e nji raketë të rrezes së gjatë ajër-tokë, si pjesë e strategjisë “Kill Chain”.

Ministria e Mbrojtjës bani të ditun se raketat Taurus u testuen me sukses.

Ato janë të afta për me ba bombardim me precizion në shtetin fqinj komunist për 15 minuta.

Avionët F-15K e qëlluen raketën 400 kilometra përpara se të godiste me saktësi të naltë shënjestrën në brigjet e gadishullit.

Ekspertët thonë se këto raketa e lejojnë Korenë e Jugut me goditë çdo shënjestër në Korenë e Veriut mbrenda 15 minutash.

Në total pritet që rreth 170 raketa Taurus, të importueme nga Gjermania, të bahen gati për akcion.

Koreja e Jugut po pregaditet për luftë me Korenë e Veriut.

Nji ditë ma parë u zyrtarizue krijimi i njisisë ‘Spartan 3000’ që ka për qëllim eliminimin fizik të liderit komunist, Kim Jong-un.

Tensionet në këtë rajon janë shumë të nalta.

Mendohet se të Shtunën, vendi komunist ka me kry nji tjetër testim të raketave balistike.

 

 

 

Shperndaje në: