Kjo asht sulmuesja vetëvrasëse n’Ankara

Sulmi me bombë që asht kry dje në zemer t’Ankarasë, thuhet se ka ndodh nga nji studente e Universitetit Balikesir.

Personi i cili ka krye sulmin quhet Bahadir Demirçeviren, ku 37 persona humbën jetën.

Simbas konstatimeve paraprake, mesohet se Bahadir Demirçeviren ishte studente e Turizmit dhe Menaxhimit të Mikpritjes n’Universitetin Balikesir.

Ajo ishte largu nga Balıkesir në vitin 2013 dhe ishte anëtarësu në partinë kurde PKK.

Ma herët ishte gjyku nga gjykata e naltë penale në Balikesir, për pjesëmarrje, organizim dhe propagandë terroriste.