Kjo asht thirrja e Apostolovës për liderët e vendit

Shefja e Zyrës së BE’s në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka ba thirrje sot që sa ma shpejt m’u formue institucionet e Kosovës.

Simbas Apostolovës, situata aktuale politike në të cilën asht Kosova vetëm sa e pengon atë në rrugën drejt zhvillimit.

Këto komente Apostolova i ka ba gjatë nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me KQZ’n për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Kryetarja e KQZ’s, Valdete Daka me këtë rast ka thanë se KQZ ka me i marrë të gjitha rekomandimet që dalin nga misioni vëzhgues i BE’s dhe se vëzhgimi i zgjedhjeve vetëm sa e rrit besimin, ndërsa shtoi se nga misionet e hueja presin me i dorëzue kërkesat e tyne për vëzhgues të zgjedhjeve.

 

Shperndaje në: