Kjo asht tufa e pareve e gangsterëve shqiptarë në Londer, denohen me 17 vjet burg (foto)

Gangsterët shqiptarë, të cilët kanë përmbyt me drogë të klasit A rrugët e Londrës, janë dënue me 17 vjet burg.

Kështu ban të ditun britanikja Daily Mail.

Algert Lami, 23 vjet; Roland Vasija, 20 vjet dhe 22-vjeçari Orjon Uku u arrestuen gjatë nji operacioni të policisë në Stratford.

Në makinën e tyne u gjetën sasi kokaine dhe tufa me pare.

Ma herët gjatë këtij viti, policia britanike paralajmëroi se trafikantët shqiptarë të drogës janë kthy në kërcënim serioz në rrugët e Britanisë.

Kur policia kontrolloi kerrin BMW të trafikantëve shqiptarë, gjetën 178 mijë sterlina në nji qese, afer nji topi futbolli.

Në kerr u gjet edhe gjysë kilogrami me kokainë.

 

Shperndaje në: