Kjo asht video ku shkelet Almiri 4 vjeçar e familja e tij (+18)

Telegrafi ka pranue nji video nga lexuesit ku shihet se si shkelet familja Aliu nga Kumanova ku mbeti i lenduem randë 4 vjeçari Almir Aliu i cili mbas disa ditësh vdiq në spitalin klinik në Shkup.

Almirit ju ba varrimi ditën e Shtunë ndërsa sot duhet të mbahen protesta ku do të kerkohet drejtësi dhe denim maksimal për vrasësin Boban Ilic i cili tash për tash ka masën paraburgim për 30 ditë.

Për vrasjen e Almirit 4-vjeçar kanë reague qytetarët, subjektet nga Maqedonia dhe nga jashtë, institucionet por edhe krejt opinioni i gjanë.