Kjo është pasunia e kryetarit të PDK’s, Kadri Veselit (dokument)

Agjencia Kosovare Kundër Korrupcionit (AKK) ka ba publike pasuninë e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Në formularët e deklarimit të pasunisë së AKK’s, Veseli ka deklarue dy banesa rreth 222 mijë euro, shtëpi, tokë dhe mal nuk i ka deklarue vlerën.

Më pas aty janë deklarue të hyra vjetore nga Kuvendi i Kosovës rreth 36 mijë euro, ndërsa të hyrat e bashkëshortes janë rreth 19 mijë euro.

Para të gatshme të kursyeme në institucionet financiare, Veseli dhe bashkëshortja e tij kanë mbi 70 mijë euro të kursyeme.

Për me pa gjithë deklarimin e pasunisë së Kadri Veselit kliko KËTU.