Kjo foto tregon se Çakorri ishte pjesë e territorit të Kosovës!

Nji fotografi e rrallë asht publikue e cila i heq disa dilema se ku asht pika kufitare me Malin e Zi.

Kjo fotografi që po rrjedh neper internet, tregon qartë se ku ishin të vendosuna objektet kufitare me Malin e Zi para se të kryhej demarkacioni.

Në këtë fotografi shihet se në të kaluemen Çakorri ishte pjesë e territorit të Pejës.

Kjo foto tregon se ky territor ka qenë i shfrytëzuem nga banorë shqiptar, ku kishin ngrit edhe nji shtëpi banimi të perbashkët.

Nji shtëpi e vjetër e cila në foto mban nji mbishkrim në gjuhën serbo-malzeze shkruen, “Pejë-Shtëpia e bjeshkatarëve në Çakorr”.

Asht kjo nji fotografi shtesë që tregon të kuluemen historike shqiptare të kësaj zone, e cila me përcaktimin aktual të vijës kufitare ,që ka ba Komisioni për Demarkacion i udhëhequn nga Murat Meha ka me i takue Malit të Zi.

Këtë foto e ka publikue portali “elajm”.