Kjo ju shokon, ushtari koreano-verior qe qysh e kaloi kufinin!

Nji ushtar koreano-verior ka kalue në Korenë Jugore tue kalue kufinin në kambë, ban të ditun sot ushtria e këtij shteti.

Udhëheqësi i Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut ka thanë se zyrtarët ushtarakë janë tue e marrë në pyetje ushtarin që e ka kalue zonën ushtarake të gjanë 4 kilometra që ndan dy vendet.

Si raporton AFP nuk asht rast i shpeshtë që dezertorë nga Koreja Veriore me kalue kambë kufinin nëpër fushat e minueme dhe që e ruejnë dheta-mija ushtarë nga të dy vendet.

Herën e fundit kjo ka ndodh në Qershor të vitit të kaluem.

Simbas të dhanave të Qeverisë në Seul, nga fundi i luftës ma shumë se 29 mijë koreano-veriorë kanë ikë në Korenë e Jugut.