Kjo ka me ju befasue: Sa pare morën nga shteti deputetët veç për dy muej?

Edhe pse nuk janë ma deputetë, ata vazhdojnë të marrin pagë. Vetëm për muejt Maj dhe Qershor, nga buxheti i shtetit janë shpenzue mbi 400 mijë për paga për deputetët e Kuvendit të Kosovës, i shpërndamë më 10 Maj.

Qeveria në ikje e Isa Mustafës më 10 maj u rrxue kur ish-deputetët vendosën të votojnë pro mosbesimit ndaj Qeverisë së koalicioni PDK-LDK.

Pak orë ma vonë, presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, nxori dekretin për me shpërba Kuvendin.

Por, kjo nuk ka qenë ndalesë që buxheti i Kosovës me shpenzue mbi 250 mijë euro për me pague tashma ish-deputetët.

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, përmes postës elektronike ka thanë për kallxo.com se janë 14 deputetë, të cilët kanë realizue të ardhuna vetëm më 10 Maj, për shkak se të njajtit kanë realizue të ardhuna nga institucione tjera.

“14 deputetë të Legjislaturës së pestë, në muejin Maj 2017, kanë realizue të ardhuna vetëm deri më 10 Maj 2017, meqë të njajtit kanë realizue të ardhuna në institucione tjera. Shuma e përgjithshme e pagave për muejin Maj dhe kompensimeve për muejin Prill dhe Maj 2017 (deri në datën e shpërbamjes së Kuvendit), kanë qenë në shumën prej 250,013.07€ neto”, thuhet në përgjigjen e Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, mëditjet për muejin Maj kanë qenë në vlerën 2 mijë e 938 euro e 76 centë.

Neni 14 i Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit specifikon që deputeti mbas përfundimit të mandatit ka me marrë pagën kalimtare, që don me thanë se deputeti ka me marrë edhe për 12 muej tjerë pagën.

Sekretari i Kuvendit të Kosovës ka tregue se mbi 155 mijë euro janë shpenzue në Qershor për deputetët e Kuvendit të shpërndamë më 10 Maj.

“106 deputetë të Legjislaturës së pestë kanë realizue të ardhunat e muejit Qershor 2017. Shpenzimet e pagave për muejin Qershor 2017 janë në shumë prej 155,390.91€ neto”, ka thanë sekretari i Kuvendit.

Kjo i bjen që buxheti i Kosovës ka shpenzue 1,465 euro për nji ish-deputet.

Të gjithë ish-deputetët që nuk do rizgjidhen ose që nuk do punojnë në ndonji institucion publik kanë me vazhdue me marrë pagën mujore prej 1 mijë e 465 euro për 12 muej rresht.

Ish-deputetët gjatë Qershorit nuk kanë marrë meditje nga Kuvendi i Kosovës.