Kjo organizatë ruse ka me ndihmue serbët e Kosovës

Zyra e ashtuquejtun për Kosovën në Serbi, ka arritë marrëveshje me organizatën joqeveritare “Misioni rus humanitar”, që kjo e fundit me ndihmue serbët në Kosovë.
Simbas memorandumit të nënshkruem nga Marko Djuric, dhe drejtori i organizatës, Brainimir Nesic, serbët e Kosovës kanë m’u ndihmue në fushat e arsimit, shëndetësisë, dhe skemave sociale.

Gjuric ka deklarue se me këtë rast, rusët dhe serbët po luftojnë dhe po punojnë për me sigurue nji jetë ma të mirë për serbët e Kosovës.

“Ata sjellin njerëz me ndikim dhe intelektualë, për me ndihmue njerëzit tanë në Kosovës”, deklaroi Djuric.

Drejtori i organizatës ruse, Nesic theksoi se tri fushat kryesore ku ka m’u investue ka me qenë në arsim, shëndetësi dhe sociale.

Të dy janë zotue se Rusia ka me vazhdue  investimet për serbët.

Shperndaje në: