Kjo video ka me ju tranue, qe ku lahen femijët e Aleppos n’Siri

Femijët e gjajnë gëzimin kudo që janë, edhe në mes të luftës.

Kjo video tregon se si femijët e Aleppos në Siri po lahen në nji krater të krijuem nga bombardimet në lagjen e tyne.

Bomba damtoi sistemin e furnizimit me ujë, tue krijue nji “pishinë” për femijët.

Aleppo asht kthye në simbol të vuejtjeve në Siri.

Aktualisht thuhet se aty kanë mbet vetëm 30 mjekë.

Para disa vitesh, Aleppo ishte qyteti ma i madh në vend, sot asht kryesisht rrënoja.

Mendohet se bombat janë hedh nga avionët rusë.

SHBA thotë se Kremlini nuk po lufton terrorizmin, por po kryen vetë barbarizma.