Kjo video po tronditë rrjetin, vjen prej Shqipnie!

Në seancën përmbyllëse të parlamentit rural, përfaqësues të ndryshëm të strukturave shtetnore por edhe të organizatave lokale të shoqnisë civile kanë paraqit përmes fjalimeve në podium problematikat me të cilat përballen zonat rurale shqiptare në Shqipni.

Nji ndër fjalimet që ka ngjall ma shumë emocione në këtë seancë ishte ai i Rigerta Lokut, vajzës nga Mirdita që më herët ka tërheq vëmendjen e medias për faktin se mbasi asht diplomue në “La Sapienza” në Itali, në pamundësi punësimi në vend, ka gjet si mundësi vetëpunësimi hapjen dhe manaxhimin e nji ferme dhishë në Mirditë.

Gjatë fjalimit të saj në foltoren e Parlamentit, ajo ka evidentue jo vetëm sfidat me të cilat përballen fermerët shqiptarë por edhe nevojat që ka fshati.

Për ma shumë ndiqni fjalimin në video: