Kjo video prekëse e kësaj vogëlueshe me ngjyrë po ban xhiron e botës!

Zianna Oliphant asht nji vajzë afro- amerikane 9 vjet, e cila nga podiumi i këshillit të qytetit të Charlotte, në Carolinën e Veriut, i pari mbas vrasjes së Keith Scott nga ana e policisë, ka dhanë nji deshmi prekëse lidhun me situatën në të cilën jeton komuniteti i njerëzve me ngjyrë.

Ajo ka thanë eksperiencën e saj mes lotëve, tue prek shumë njerëz, aq sa pamjet e fjalimit të saj po bajnë xhiron e botës.

“Ndjej se trajtohemi ndryshe nga njerëzit e tjerë dhe kjo gja nuk me pëlqen. Ngjyra e lëkurës nuk do të thotë asgja për mua. Jemi zezakë por nuk duhet të na vijë turp për këtë”, tha Zianna, e cila u ndërpre disa herë nga përkrahësit gjatë fjalës së saj.

Më tej ajo shtoi, “Turp asht që baballarët dhe nanat tona me u vra. Nuk mundemi me u durue më! Asht turp me i varros dhe me shkue me i vizitue në varreza. Kemi lot që nuk duhet t’i kemi. Kemi nevojë që prindërit tanë të rrinë me ne, në krahun tonë”