Kjo video s’duhet me ju ikë, deshi me ba selfie por…! (+18)

Nji video e publikueme në internet tregon momentin kur nji rebel sirian hedh veten dhe shokët e tij luftarë në erë, derisa po tentonte të bante nji “selfie”, me nji telefon të lidhun me bombë.

Video, e cila nuk asht verifikue, tregon pjesëtarë të Ushtrisë së Lirë Siriane të mbledhun rreth nji kamere.

Siç edhe mund të shihet, ata janë të ulun para nji flamuri rebel, derisa po knonin para nji mikrofoni, me dy pushkë të vendosuna përpara tyne.

Videoja 30 sekondëshe tregon njanin nga ta tue e marrë nji telefon dhe tue tentue të bante nji fotografi të përbashkët me rebelët e tjerë.

Simbas mediave të hueja, nuk dihet nëse dikush asht lendue ose vra nga shpërthimi.