Koalicion me PAN apo VV? Flet Agim Veliu

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Agim Veliu, nuk po ndihet mirë që LDK ka dalë e treta në zgjedhjet e 11 Qershorit.

Në nji prononcim për Kallxo.com, Agim Veliu, tha se nuk ka shumë dallim nga zgjedhjet e kalueme.

“Për mu nuk asht ndjenjë e mirë me dalë partia e tretë LDK’ja. Bile nuk më vjen mirë me dalë as e dyta. Por, rezultatet preliminare janë këto, tash të shohim. Nuk ka diçka dallim prej zgjedhjeve të fundit, këtë përqindje e kemi pasë edhe pse kemi hy në njifarë koalicioni parazgjedhor nuk asht vërejtë ndonji rritje në këtë aspekt”, theksoi nënkryetari i LDK.

“Neve na mbetet me u ulë, me analizu edhe me dalë me nji qëndrim”, tha Veliu, tue shtue se ata kanë m’i shqyrtue rezultatet mbas përfundimit të procesit dhe mandej do marrin nji qëndrim si kryesi.

Veliu thotë se koalicioni LDK-AKR-Alternativa në asnji variant nuk ka me bashkëpunue me PDK’n.

“Me PDK jo, në asnji variant me ta, ndërsa me të tjerët na nuk kemi qëndrim ende, por nuk don me thanë që qeverisim me cilindo e me çfarëdo forme”, shtoi ai.

Simbas tij, nuk përjashtohet mundësia që LDK me shkue në opozitë.