Koalicion me PDK’n? Qe çka thotë Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njiherit kryeministër në detyrë, Isa Mustafa, ka thanë se procesi i zgjedhjeve të 11 Qershorit ka qenë i rregullt, ku të gjitha subjektet politike në përgjithësi kanë respektue normat dhe kriteret demokratike.

Mustafa ka theksue se rezultatet e zgjedhjeve nuk janë ato që ka pritë LDK’ja.

Në nji intervistë dhanë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklarue se vota në këto zgjedhje ishte ma shumë kundërshtuese sesa vlerësim i asaj çka asht punue gjatë qeverisjes së tij.

Mustafa ka thanë se në zgjedhjet e 11 Qershorit nuk ka fitues, ka humbës. “Po të kishte fitues, fituesi kishte me ba nji qeveri stabile, me shumicë të qëndrueshme”, ka thanë Mustafa. Kryetari i LDK ka përsëritë se kjo parti nuk ka me ba koalicion me PDK’n.

Ai ka theksue se LDK’ja me partnerët e saj, AKR’n dhe Alternativën, janë shprehë qartë se nuk bajnë marrëveshje për bashkëqeverisje me PDK’n, pra as me koalicionin ku asht dhe të cilin e drejton PDK’ja. Për këtë qëndrim, thotë se i ka njoftue edhe miqtë ndërkombëtarë.