Koalicionet mbaszgjedhore, për me shmangë zgjedhjet e reja

Rezultati i zgjedhjeve të 11 Qershorit, vë në pikëpyetje themelimin e shpejtë të Qeverisë së re të Kosovës, parashikojnë njohësit e zhvillime politike.

Simbas tyne, rezultati e ban të domosdoshëm lidhjen e koalicioneve të reja mbaszgjedhore, në mënyrë që Kosova të mos futet në nji ngërç të ri politik.

Po ashtu, analistët nuk e përjashtojnë as mundësinë që Kosova me shkue nga zgjedhjet në zgjedhje, nëse nuk formohet Qeveria e re.

Politologu Ramush Tahiri, tha për REL se mbas rezultateve preliminare, asht e vështirë të mendohet se formimi i Qeverisë së re ka me ndodh shpejt, mbasi që asnji nga koalicionet apo partitë politike nuk kanë marrë votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë.