Kocijancic: Formoni sa ma shpejt institucionet

Zadhanësja e BE’s, Maja Kocijancic, ka kërkue nga partitë parlamentare të Kosovës me formue institucionet.

Në nji postim në Twitter, zadhanësja e Politikës së Jashtme dhe Çashtjeve të Sigurisë së BE’s Maja Kocijancic ka ba thirrje për krijimin sa ma të shpejtë të institucioneve kosovare.

Kocijancic ka thanë se Kosova nuk ka kohë për me humbë.

Ajo u ka kërkue partive parlamentare me konstitue Kuvendin dhe me formue Qeverinë sa ma shpejt.

Kosova ende nuk i ka krijue institucionet e dala nga vota e zgjedhjeve të 11 Qershorit.

 

Shperndaje në: