Kocijancic: Kosova s’ka kohë me humbë

majakocijancic

Kanë kalue gati dy muej që nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë dhe vendi ende nuk ka institucione të reja.

Zadhanësja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic, ka thanë se Kuvendi duhet të konstituohet sa ma shpejtë të jetë e mundun, tue ju ba njikohësisht thirrje edhe partive politike që të respektojnë Kushtetutën e vendit.

“Na ju bajmë thirrje që sa ma shpejtë që të ketë mundësi të konstituohet Parlamenti, si dhe po ashtu, partive parlamentare të veprojnë me përgjegjësi tue përmbushe obligimet e tyne që derivojnë nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi ”, ka thanë Kocijancic.

Kocijancic thekson se Kosova nuk ka kohë për me humbe dhe se institucionet duhen me u formue shumë shpejtë.

“Na shpresojmë në formimin e Qeverisë së Kosovës. Kosova nuk ka kohë për me humbë “, asht shprehe zadhanësja e Komisionit Europian për Observer.