Kocijancic tregon qysh ka me ndodh takimi Thaçi-Vucic

Zadhanësja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic, ka njoftue rreth takimit mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vucic.

Ajo ka thanë se, dy presidentët, kanë me u takue nesër në Bruksel për me shkëmbye mendime mbi vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhanieve, në funksion të marrëveshjes së Korrikut, mbi fillimin e pregaditjes së “fazës së re të dialogut”.

“Ata kane me u prite nga Përfaqësuesja e Naltë Federica Mogherini, me anë të takimit joformal në mes të kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vucic dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Presidentët e Serbisë dhe  Kosovës, Aleksandar Vucic e Hashim Thaçi, kanë me i shkëmbye pikëpamjet mbi vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhanieve, në funksion të marrëveshjes së Korrikut deri në fillim të planifikuem të pregaditjes së nji “faze të re të dialogut””, ka thanë Kocijancic në selinë e Komisionit Europian në Bruksel.