Komandant Malisheva tregon kush e ka ba “rastin Kumanova”

Andi Krasniqi, i njoftun si Komandant Malisheva, pretendon se ngjarjet në Lagjen e Trimave janë inskenue nga ish shefi i shërbimit sekret, Saso Mijalkov, së bashku me politikanët vendorë, pa specifikue se për kend bahet fjalë.

“Malisheva” tha sot gjatë seancës gjyqësore se ata kanë njerëz, të cilët kanë ba hetime paralelisht me prokurorinë dhe se kanë gjetë fakte tejet interesante lidhun me inskenimin, por nuk zbuloi asnji prej tyne.

“Në këtë orkestrim të dhimbshëm gjenden politikanët tuej. Ju nuk na dhatë mundësi që m’i nxjerr provat tona që i kemi mbledhë. Nji person nga Gostivari, Xhezmi Shasivari, ka ba biseda me njerëz të ndryshëm nga Kosova, Gjermania dhe drejtpërdrejt me Ali Ahmetin për me nxjerrë fakte. E nga ana tjetër, njerëzit e Mijalkovit ishin tue e pregaditë kurthin“, ka thanë Andi Krasniqi.

Shperndaje në: