Kompanitë zvicrane kanë shumë nevojë për punëtorë

IT nga India, inxhinierë nga SHBA’të, kompanitë zvicrane kanë nevojë shumë për profesionistë të aftë. Por, e kanë nji problem për shkak se lejet për specialistë nga vendet e treta jashtë BE’s janë të kufizueme.

Gjithsej 6500 leje pune ishin në dispozicion për specialistë nga vendet e treta jashtë BE’s për vitin 2016. Gjysa e tyne shkojnë nëpër kantone, gjysa tjetër asht ruejt nga qeveria federale si rezervë. Shumë nga kantonet tashma kuotat e tyne i kanë ma të ulëta.

“Novartis” tashma ka probleme të tilla, shkruen “Aargauer Zeitung”, përcjell albinfo.ch.

Dy vjet ma parë Këshilli Federal ka justifiker kuotat – për shkak të iniciativës për kufizim të imigracionit.

Léa Wertheimer, zadhënëse e Sekretariatit Shtetnor për Migrim (SEM), thotë për Radio SRF se për kantonet janë aktualisht në dispozicion rreth 500 leje pune për specialistë të huej”.

SRF raporton të mos jenë plotësue kuotat në St Gallen dhe Solloturn.

Këshilli Federal i Zvicrës ende nuk ka vendosë për kuotat e vitit 2017.