Komuna e Prizrenit e ban fajtore Ministrinë e Kulturës për vdekjen e 3 vjeçares

Zadhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, thotë se mbi Ministrinë e Kulturës bie përgjegjësia për vdekjen e vajzës tre vjeçare, e cila u nxue nga muret e nji shpie të vjetër në pjesën historike të qytetit.

“Simbas ligjit, përgjegjësia bie mbi Ministrinë e Kulturës, ligji për trashëgimi kulturore e thotë këtë. Përgjegjësia adresohet atje dhe tek nji agjencion i ndërmjetëm për trashëgimi që asht në kuadër të ministrisë”, ka thanë Berisha.