Konfirmojnë kurdët: Kjo asht e vërteta për Al-Baghdad’in

Nji zyrtar i naltë kurd tha të Hanën se ishte 99 për qind i sigurt se lideri i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi ishte i gjallë dhe i vendosun në jug të qytetit sirian Raqqa.

“Bagdadi asht padyshim i gjallë, ai nuk ka vdekë, kemi informacion se ai asht gjallë, besojmë 99 për qind që ai asht gjallë”, tha Lahur Talabany, në nji intervistë për Reuters.

“Mos harroni rrajtë e tij ditët kur ai ishte pjesë Al Qaeda në Irak, ai u mshef nga shërbimet e sigurisë, ai e din se çka po ban”.