Konstituimi i Kuvendit të ri, këto janë procedurat

Pak orë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, gjithçka asht gati. Salla asht e gatshme, ashtu si edhe dokumentet. Kjo seancë, që pritet me fillue sot, në orën 10:00, ka me u drejtue nga deputeti ma i vjetër dhe ai ma i ri. Këtë privilegj kanë me pasë Adem Mikullovci dhe Teuta Rugova.

Bazue në rregulloren e punës së Kuvendit, kryesuesi i mbledhjes konstituive, mbas hapjes së seancës dhe paraqitjes së rendit të ditës, kërkon nga partitë politike që ta caktojnë nga nji përfaqësues në komisionin e përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve.

Mbas shqyrtimit të dokumentacionit, komisioni ia paraqet Kuvendit raportin e vlefshmënisë së mandateve të deputetëve dhe verifikon kuorumin.

Mandej fillon procedura e betimit të deputetëve, për m’i lanë radhën procedurës së zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve.

Puna e kryesuesve të seancës së Kuvendit ka me mbarue me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Mbas shpalljes së rezultatit të votimit, kryesuesi fton kryetarin e zgjedhun dhe nënkryetarët që m’i nxanë vendet e tyne.