Korea çon avionët, Amerika nis aeroplanmbajtësen berthamore (foto)

Korea e Veriut ka lëviz avionët e saj luftarakë pranë brigjeve për me interceptue bombarduesit amerikanë.

Kjo lëvizje vjen mbasi vendi komunist deklaroi se Presidenti Amerikan, Donald Trump u ka shpall luftë.

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut deklaroi dje se vendi i tij mundet me qëllue mbi avionët amerikanë.

SHBA reagoi tue thanë se asht absurde me deklarue se SHBA ka shpall luftë.

Megjithatë avionët bombardues fluturuen pranë vendit komunist.

Ndërkohë tabloidët raportojnë se SHBA ka me dërgue aeroplanmbajtësen USS Ronald Reagan pranë Koresë së Veriut.

Anija bërthamore ka me mbërri së bashku me grupin shoqnues- katër destrojerë dhe dy nëndetëse.

Burimet thonë se SHBA mundet me ndërmarrë hapin ma të guximshëm ndaj Koresë së Veriut.

 

 

Shperndaje në: