Korea e Veriut egzekuton dy zyrtarë të naltë publikisht, s’keni me besue se për çfarë faji!

kim-jong-un-

Korea e Veriut ka egzekutue publikisht dy zyrtarë të naltë në fillim të këtij mueji, raporton këtë të Martë nji nga gazetat e Koresë së Jugut.

JoongAng Ilbo i ka identifikue viktimat e shtetit diktatorial si ministrin i Bujqësisë, Hwang Min dhe zëvendësministri i Arsimit, Ri Jong Jin. Simbas Reuters, Hwang ka qenë ministër i bujqësisë në vitin 2012 dhe zavendësministër prej vitit 2014.

Gazeta JoongAng Ilbo raporton se Hwang u egzekute mbasi propozimet e tij për politikën në vend janë cilësue si nji sfidë ndaj diktatorit Kim Yong Un, ndërsa Ri akuzohet për bojkotim të nji mbledhje dhe korrupcion.

Për shkak të natyrës së mshehftë të veprimeve shtetnore në Korenë e Veriut, raportet e egzekutimeve dhe spastrimeve të tjera qeveritare janë të vështira për tu konfirmue. Gjatë muejit Maj nji ish-gjeneral i Koresë së Veriut, i cili dyshohet se asht egzekutue, u shpall i gjallë nga shteti.

Deri tash, sa i takon raportimit për egzekutimin e dy zyrtarëve të naltë gjatë ditëve të fundit, ende nuk ka asnji reagim nga shteti Koreano-Verior.