Korea e Veriut leshon raketa n’det!

raketat

Korea e Veriut ka lëshue raketat në det, në bregun e saj lindor, disa orë mbasi liderët e Koresë së Jugut, Japonisë dhe Shteteve të Bashkueme e paralajmëruen Phenianin që t’u japë fund provokimeve, përndryshe do të përballej me ma shumë presion.

Nji zyrtar ushtarak i Koresë së Jugut tha se predha asht hedh sot nga nji rajon n’afërsi të bregut lindor të Koresë së Veriut.

Nji zyrtar tjetër tha se bahet fjalë për nji raketë ajrore me rreze të shkurtë.

Leshimi i raketës vjen vetëm disa orë mbasi presidenti amerikan, Barack Obama ju bashkue zotimit të presidentit të Koresë së Jugut, Park Geun-hye dhe kryeministrit japonez, Shinzo Abe për të rritë presionin ndaj Koresë së Veriut, për shkak të aktiviteteve të kësaj të fundit.

Gjatë takimit në kuadër të Samitit për Siguri Bërthamore, që i nisi punimet t’Ejten në Washington, të tre liderët shprehën përkushtimin e vendeve të tyne për mbrojtjen e njani-tjetrit dhe paralajmëruen se ato do të mund të marrin hapa të matejmë për t’ju kundërvënë kercënimeve të Phenianit.