Kosova, qe në sa llogari kerkon qasje prej Facebook

Facebook_ks

Tue qenë rrjeti social ma i madh në botë, Facebook përballet gjithmonë e ma shumë me kërkesa nga agjencitë federale në lidhje me të dhanat e përdoruesve në rrjetin social.

Simbas raportit ma të fundit të transparencës të realizuem nga Facebook, asht zbulue se kërkesat e qeverive janë rrit me 13% në gjysën e dytë të vitit 2015.

Kompania ka marrë mbi 46 mijë kërkesa për të dhanat e përdoruesve gjatë gjashtë muejve të dytë të vitit 2015, krahasue me rreth 41 mijë kërkesa që ka marrë në gjysën e parë të vitit 2015.

Këtu përfshihen mesazhet, adresat IP dhe informacione rreth llogarisë së përdoruesve.

Në raportin e transparencës asht perfshi edhe Kosova, përcjell krokodili.al.

Sa i përket shtetit të Kosovës, Facebook mori 16 kërkesa në total gjatë periudhës Korrik-Dhetor 2015, që lidhen me të dhanat e 32 llogarive.

Facebook ju përgjigj me të dhana 37% të këtyne kërkesave.

Raportin e plotë të transparencës mund ta gjeni Këtu

 

kosovefacebook