Kosova me Shqipninë, fond të përbashkët për blemjen e ambasadave (foto)

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në vizitën e tij të parë jashtë vendit, në Shqipni asht prit në takim nga Kryeministri Edi Rama.

Dy kryeministrat janë pajtue që qeveritë e tyne me krijue nji fond të përbashkët për blemjen e përfaqësive diplomatike në botë.

Mbas takimeve, të dy kryeministrat kanë mbajt nji konferencë para gazetarëve të pranishëm, ku kanë folë për fuqizimin e bashkëpunimit të  gjithanshëm ndërmjet dy shteteve.

Kryeministri Haradinaj edhe me këtë rast potencoi se rrugëtimi euroatlantik i Kosovës ka m’u ba së bashku me Shqipninë.

 

Shperndaje në: