Kosova s’ka aplikue n’UNESCO, kjo asht arsyeja (video)

Kosova nuk ka aplikue që të jetë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkueme për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj, ka dhanë arsyet e mos aplikimit në këtë organizatë.

Simbas tij, pengesë kanë qenë çashtje e mbrendshme, saktësisht mos miratimi i dy ligjeve atij për Lirit Fetare si dhe Ligji për Trashëgiminë Kulturore.

Demaj ka hedh poshtë pohimet se ka mungue mbështetja nga shtetet anëtare.

Madje kryediplomati kosovarë thotë se Serbia nuk ka pas gisht në mos aplikim.

Mos konstituimi i Kuvendit simbas Demajt, ka me pamundësue miratimin e këtyne dy ligjeve e në të njajtën kohë edhe mos aplikimin për këtë vit.

“Pa miratimin e këtyne dy ligjeve nuk mund të lëvizim, nuk mund të aplikojmë, nëse nuk mundemi këtë vit e lamë vitin tjetër”, sqaroi ai. /ekonomiaonline/