Kosova tash zyrtarisht ka me pasë qasje në programet e BE’s (foto)

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka takue sot përfaqësuesen e naltë të BE’s për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, me të cilën ka nënshkrue marrëveshjen për qasjen e Kosovës në programet e BE’s.
Marrëveshja e nënshkrueme sot për qasje të Kosovës në programet e BE’s, ndërmjet ministrit Hoxhaj dhe përfaqësueses Mogherini, asht marrëveshja e dytë kontraktuale mbas marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe BE’n

Ministri Hoxhaj ka thanë se arritja e kësaj marrëveshje asht nji hap jashtëzakonisht i randësishëm, sepse me nenshkrimin e saj Kosova ka me përfitue qasje në programe dhe projekte konkrete, ku ka me mujt me aplikue sektori privat, sektori publik, shoqnia civile, institucionet akademike dhe qytetarët e Kosovës.

“Arritja e kësaj marrëveshje asht nji hap jashtëzakonisht i randësishëm për shkak se i mundëson sektorit privat dhe publik, shoqnisë civile, institucioneve akademike, si dhe qytetareve të Kosovës me konkurrue për fonde dhe projekte në kuadër të programeve. Programet kanë fushëveprimtari të ndryshme si, hulumtimi dhe inovacioni, energjia dhe transporti, shëndetësia, kultura, arsimi, sporti, rinia, zhvillimi i ndërmarrësisë dhe konkurrencës, mbrojtja e ambientit, punësimi, politikat sociale e shumë fusha të tjera”, ka thanë Hoxhaj.

Republika e Kosovës vazhdimisht ka shpreh interes me marrë pjesë në këto programe, dhe në vitin 2009 për herë të parë Komisioni Europian rekomandoi me u shqyrtue mundësia e Marrëveshjes Kornizë me Kosovën.

 

2-hoxhaj

 

3-hoxhaj

 

4-hoxhaj

 

5-hoxhaj

 

6

 

7-hoxhaj