Kosovari thotë se ishte spiun i CIA’s: Jam ba si xhihadist, jepja informata për terrorizmin

Blerim Skoro, shqiptar i Kosovës, për shkak të nji gabimi tani rrezikon që me u dëbue nga SHBA. New York Times i ka kushtue nji artikull historisë së tij.

Unë kam punue për Qeverinë e SHBA’ve. Isha trajnue për Washingtonin; kam qenë spiun”, thotë ai.

45-vjeçari u arrestue në SHBA në vitin 2000, për drogë, dhe u dënue me shtatë vite burg. MBas 11 Shtatorit 2001, ai nisi me bashkëpunue me autoritetet: u ba informator i tyne dhe nga burgu jepte informacione për të burgosunit e tjerë që kishin lidhje me terrorizmin.

Mbasi filloi bashkëpunimin me CIA’n, Skoro u trajnue në nji vend të sigurt në Maqedoni. Qeveria amerikane i caktoi atij detyra të caktueme në Pakistan, vende të Ballkanit dhe në Siri. Skoro shfaqej si xhihadist për me zbulue dhe mësue informacione rreth terrorizmit, e që mandej këto të dhana ja përcillte autoriteteve amerikane.