Kqyreni çka ban live ekspertja e notit në BBC Sport!

Ky asht momenti kur Rebecca Adlington fut dorën poshtë tavolinës dhe prek ‘naltë’ bashkëprezentuesin e saj Mark Foster gjatë transmetimit olimpik të BBC’s këtë të Diellë.

Dyshja Olimpike ndodhen në Rio De Janeiro si ekspertë të notit të ftuem nga BBC. Por, gjatë emisionit, Adlington shihet tue prekë kofshën e 46 vjeccarit, nji ish notar olimpik.

Nji situatë e tillë natyrisht nuk asht pritë aspak mirë nga ndjekësit e BBC’s, të cilët kanë komentue në Twitter. Njani prej tyne ka shkrue: BBC sport, a mundeni me i nda Mark Foster dhe Rebecca Adlington. Unë due me pa garën e notit dhe ata të dy tue u prekë.

Kjo vjen pak muej mbasi Adlington,e cila fitoi dy medalje ari për Britaninë në vititn 2008, deklaoi ndamjen nga bashkëshorti Harry Needs, mbas 18 muejsh martesë, shkruen Daily Mail.