Kqyreni qysh demi hyn n’bankë për me ‘tërheqë pak pare’!

Nji video mjaft interesante asht kapë gjatë nji festivali kombëtar në qytetin e Cheste, në rajonin lindor spanjoll të Valencias. Nji dem në vend që me i ndjekë në rrugë njerëzit, ka vendosë të futet mbrenda nji banke.

Pamja e pazakontë kallxojnë demin, i cili arrin me hapë derën e bankës me krye, ndërsa futet menjiherë mbrenda.

Me shpejtësi disa persona afrohen pranë derës së bankës të tmerruem nga friga se demi mundet me i sulmue punonjësit e bankës. Por, mbas pak momenteve, ai vendos me dalë jashtë. Ndoshta, kishte për me i “tërheqë edhe ai paret”…!