Kqyreni qysh pengu i rrëmben armën terroristëve të ISIS dhe hap zjarr kundër tyne

Terroristët e ISIS publikojnë shpesh video gjatë egzekutimit të pengjeve, por këtë herë mesa doket ju ka shkue keq. Njani prej pengjeve në momentin që ishte tue u egzekutue ka arritë t’i rrëmbejë armën terroristit dhe mandej ka hapë zjarr kundër dy terroristëve të tjerë.

Mediat e hueja raportojnë se kjo video asht ba në Afganistan. Në pamjet filmike  tre burra me duert e tyne të lidhuna mbas shpine, të urdhnuem që të bien në gjujë nga nji burrë, i cili kishte në duer nji mitraloz.

Por, pak sekonda para se të egzekutohen, njani nga pengjet shkon disa hapa mbrapa dhe doket se e godet me krye njanin prej ekstremistëve. Video mandej kallxon momentin kur pengu ia kap armën ekstremistit dhe mandej hap zjarr ndaj ekstremistit tjetër.

Gjithsesi, kamera që po regjistronte kishte ra në tokë dhe nuk dihet nëse i burgosuni apo ndonji nga pengjet e tjerë ishin në gjendje për me pshtue.