Kqyreni qysh rrehen diplomati amerikan dhe polici rus

Televizioni rus NTV, ka transmetue videon, në të cilën shihet nji polic rus dhe nji diplomat amerikan, tue u rrehë në hymje të ambasadës amerikane në Moskë.

Lidhun me këtë rast, ambasada amerikane nuk ka komentue asgja, derisa informatat e para lidhun me këtë rrahje i kishte ba publike muejin e kaluem Washington Post, tue u thirrë në deklaratat e diplomatëve amerikanë, të cilët lidhun me incidentin kanë fajësue policin rus.

Në videon e NTV, shihet se si para hymjes anësore të ambasadës ndalet nji taksi dhe diplomati, i cili lëviz në drejtim të hymjes. Në ato momente, nga kabina e rojës shfaqet nji burrë me uniformë, i cili e rrxon në tokë diplomatin.

Simbas zadhënësit të ministrisë së punëve të jashtme ruse, polici kishte dashtë me i kontrollue dokumentet identifikuese dhe me u bindë se ky person nuk përban ndonji rrezik për ambasadën, por se në ato momente ai e kishte goditë policin në krye.