KQZ e jep lajmin, n’orën 14:00 shpallen rezultatet përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot n’orën 14:00 ka me shpall rezultatet përfundimtare.

Kjo asht ba e ditun nga zadhanësi i KQZ’s, Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se sot (e Ejte, 29 Qershor, ora 14:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtuna më 11 Qershor 2017”, ka thanë Elezi për lajmi.net.

Në bazë të rezultateve jozyrtare, koalicioni PDK-AAK-Nisma ka sigurue 39 deputetë, Lëvizja Vetëvendosje 32, koalicioni LDK-AKR-Alternativa 29.