KQZ e jep nji lajm për rinumërimin e votave!

Koordinatori i Qendrës së Numërimit të Votave, Burim Ahmetaj, ka lanë të hapun mundësinë për rinumërim në ndonji qendër votimi mbasi, siç thotë ai, kanë has në mospërputhje në regjistrimin e të dhanave.

Për këtë, ai ka thanë se vendos KQZ, e cila pritet të mblidhet mbas procedimit për hetim të disa rasteve të dyshimta.

‘Jemi në pritje të procedurave për rastet që i kemi procedue për me i hetue si të dyshimta. Parregullsitë mund të jenë të ndryshme, sidomos në regjistrimin e të dhanave të cilat kanë mospërputhje në deklarimet e të dhanave. Kemi raste kur subjekti ka vota e kandidatët s’kanë, ose kur kandidatët kanë e subjekti jo. Sigurisht se mund të ketë rinumërime. Mbas mbledhjes së KQZ sigurisht se mund të kemi diçka të tillë’, ka thanë Ahmetaj, shkruen Metro.

Ndërkaq, koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve ka ba të ditun se deri tash janë procedue rreth 50 për qind e të dhanave.

Ai shton se procesi i numërimit nuk mund të kryhet mbrenda ditëve, mbasi siç sqaron, ka mjaft procese të tjera.

Ahmetaj ka folë edhe për numrin e naltë të fletëvotimeve të pavlefshme që, simbas tij, asht për mbi 20 mijë ma shumë se në zgjedhjet e kalueme. Për këtë, ai ka thanë se KQZ ka me krijue ndonji komision i cili ka me analizue shkaqet.

‘Asht herët të flitet për shkaqet e numrit të këtyne fletëvotimeve të pavlefshme. Sigurisht KQZ ka me krijue komision për me analizue shkaqet e këtij numri kaq të madh’, ka shtue ai.

Zgjedhjet e parakohshme u mbajtën të Diellën e 11 Qershorit, dhe janë cilësue si zgjedhjet ma të rregullta që janë mbajt ndonji herë në Kosovë.