KQZ fillon me publikue rezultatet e deputetëve në vendvotime (dokument)

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmënisë në procesin zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka fillue me publikue kopjet e skanueme të Formularëve të Rezultateve Përfundimtare (FPR) dhe Formularëve të Rezultateve të Kandidatëve (FRK).

Simbas njoftimit të KQZ’s, kjo nuk asht nji shpallje e Rezultateve Përfundimtare, por janë vetëm formularë të cilët janë plotësue në Vendvotim, më 11 Qershor.

Rezultatet përfundimtare dhe certifikimi i tyne bahet mbas rinumërimit, numërimit të votave me kusht; votave përmes postës; votave të personave me nevoja të veçanta dhe mbas përfundimit të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Deri tash janë publikue FRP dhe FRK nga disa komuna, derisa KQZ asht në proces të publikimit të gjitha vendvotimeve.

Publikimi i të gjitha FRP’ve dhe FRK’ve nga të gjitha vendvotimet pritet të përmbyllet mbrenda ditës.

Publikimet e deritanishme mund t’i gjeni KETU.