KQZ heq nga listat e votuesve edhe 4 mijë e 656 persona

Megjithëse në zgjedhjet e 11 Qershorit, KQZ ka heq nga lista votuese ma shumë se 33 mijë emna të personave të vdekun, mbas këtyne zgjedhjeve nga kjo listë votuese, janë largue edhe 4 mijë e 656 persona, pjesa dërmuese e të cilëve kanë qenë persona të vdekun si dhe persona të cilët kanë heq dorë nga nënshtetësia.

Zadhanësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi ka deklarue për KosovaPress, se mbajtja e zgjedhjeve lokale, në nji kohë të afërt me ato parlamentarë, ka ndikue në cilësinë e listës së votuesve.

Elezi thotë se mbas çdo procesi zgjedhor, KQZ asht angazhue maksimalisht, në drejtim të përmisimit të listës votuese, në mënyrë që ajo me qenë sa ma e saktë.