KQZ shpall rezultatet përfundimtare: PAN fitues i 11 Qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpall rezultatet përfundimtare të  zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 Qershorit.
Rezultatet finale të shpalluna nga KQZ, nuk ndryshon nga ato preliminare.

 

Në bazë të këtyne rezultateve fitues i zgjedhjeve asht koalicioni PDK-AAK-Nisma me 33.74%, e dyta asht Lëvizja Vetëvendosje me 27.49 dhe koalicioni LDK-AAK-AA  me 25.53 për qind.

 

Në bazë të këtyne rezultateve  PDK-AAK-Nisma kanë fitue 39 ulëse në Kuvend, Vetëvendosje 32 dhe LAA 29, Lista Serbe 9, etj.