Krasniqi: Ma i logjikshëm koalicioni me VV’n se sa me PDK’n!

Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit Kombëtar të “Nismës për Kosovën”, gjatë nji interviste për gazetën Zëri ka deklarue se për të ma i logjikshëm  kishte me qenë koalicioni parazgjedhor me lëvizjen “Vetëvendosje” sesa me PDK’n, por sqaron se nji bashkëpunim i tillë nuk asht mvar nga ai.

“Nisma” dhe Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës (AAK) ma mirë do t’ishte me ba koalicion parazgjedhor me lëvizjen “Vetëvendosje”, me të cilën bashkëpunuen sa ishin në opozitë, sesa me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ai ka  shtue se nji koalicion i tillë me partinë e Kadri Veselit nuk asht mvar nga ai.

Ky koalicion kishte mundësi me u ba, por pati veprime politike për grabitje t’anëtarëve mbrenda opozitës dhe kjo prishi shumë punë”, ka sqarue Krasniqi.