Krasniqi: PDK’ja ka me formue qeverinë

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, tha se PDK’ja me parterët e koalicionit ka me formue qeverinë e Kosovës.

Ai deklaroi se kanë qenë zgjedhje ma të mira, që janë mbajtë ndonjiherë në Kosovë.

“E kemi tejkalue nji proces fer demokratik. Kjo asht nji arritje për Kosovën që zgjedhjet kaluen mirë. Asht nji arritje si Kosovë edhe për vendet e rajonit. PDK dhe partnerët jemi fitues të këtyne zgjedhjeve. Kemi me i pasë 40 deputetë. Kemi me pasë edhe mandatin për formimin e qeverisë”, tha ai sot në emisionin Imazh në RTK.

Simbas tij, të gjitha partitë politike duhen me pasë në rend të parë interesin qytetarë.

Ai bani me dije se kanë pritë që të kenë ma shumë numër të deputetësh.

“Na nuk kemi pasë vija të kuqe asnjiherë. Na kemi pasë raport korrekt me LDK, ku ka qenë interesi i vendit”, tha ai.