Krasniqi: Skizofrenët s’munden me qenë përfaqësues të atyne që i qëndrojnë besnikë fjalës

jakup krasniqi rrokum

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ka reaague per veprimet e fundit politike ne Kosove.

Ai ka thane se keto veprime, po i konvenojne, qysh ka thane ai, vetem anmiqeve te kombit tone, transmeton Rrokum.TV

Shkrimi i tij i plotë:

A kemi përfaqësues besnik?
Realiteti ynë politik në ketë verë të nxehtë po konfirmon se:
Koha e ideve për të treguar urti demagogjke ka ikur.
Koha është për zgjidhje të mundshme e të ngutshme praktike.
Ata që nuk kanë mundësi, mbase as guxim për të bërë hapin praktik në politikë, bejnë mirë të heshtin, se shumëfytyrësia nuk është gjë tjetër veçse skizofreni!
Skizofrenet nuk mund të jenë përfaqësues të njerëzve që i qëndrojnë besnik fjalës së dhënë. Vërtetë, Kosova a ka përfaqësues besnik, që Po-në e kanë Po e Jo-në e kanë Jo?!
Realiteti i qakorduar në politikën tonë po tregon, se sikur mos të ekzistonin idetë e Lëvizjes Kombëtare për Çlirim e Bashkim dhe bartësit e tyre që e çliruan Kosovën (UÇK-ja) dhe e bënë shtet.
Pavarësia nuk do të ndodhte kurrë me këto veprime kryeneqe, të qarkoduara, fëmijërore, egoiste të rrahagjokësve të kësaj kaste të politikanëve që nuk po arrijnë ta konsolidojnë kursesi shtetin e së drejtës, shtetin e zhvilluar, shtetin e drejtësisë sociale.
Shkurt, veprimet e kësaj kaste politike, janë të dëshirueshme vetëm për armiqtë e kombit tonë, por asesi për kombin e shtetin tonë. Prandaj kjo praktikë duhet të nderpritet sa më parë aq më mirë!
Vendit e kombit i duhet një zgjidhje e drejtë dhe e qëndrueshme. Kjo kërkohet sot!